KASNECI Lamçe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1897, në Progonat, Tepelenë. Më 6 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «kriminel lufte dhe armik i popullit, se qysh më 1942 ka marrë pjesë në bandat grabitqare të okupatorit dhe qeverisë kuislinge, ka qenë me Ballin Kombëtar, duke luftuar kundër forcave Nacional-Çlirimtare», me 25 vjet burg, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 605-606.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]