KASO Mazllëm
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1935, në Korçë. Është internuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internim/dëbimit nga Korça në Tiranë, Elbasan, Tepelenë, Lushnjë, prej 14 gusht 1950 deri më 4 gusht 1986. Dhjetë vitet e para kanë qenë internim. AISKK, F. 1, V. 2015, D. , FL. 196-197.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]