(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1903, në Katundisht. U dënua për motive politike. Më 20 shkurt 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq, në tetor të vitit 1943. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 24-25.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]