KAVAJA Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Elbasan. Më 11 shkurt 1948, Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Tiranës e dënoi se është bërë «agjent i imperialistëve anglo-amerikanë, duke kryer dhe kurse specializimi për këtë qëllim, dhe ju ka shërbyer atyre, duke ju dhënë informata, me karakter të ndryshëm», me 20 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 177-178.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]