(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Veprimtar politik, Ministër i Partisë Fashiste në qeverinë e Mustafa Krujës, udhëheqës i Ballit Kombëtar. Lindi në vitin 1909, në Shkodër. Studioi për për ekonomi në Beograd dhe, pasi i dëbua prej Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene më 1920, studimet i vazhdoi në Torino (Itali). Zotëronte serbokroatishten, italishten, frëngjishten dhe anglishten. Në Shkodër zgjidhet kryetar i grupit Djelmënia. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia bëhet pjesë e Ballit Kombëtar, punon ekonomist në ministrinë e Financave. Me këmbënguljen e miqve bëhet ministër i Partisë Fashiste, edhe pse ishte kundër fashizmit. Pas disa kohësh jep dorëheqjen nga kabineti, së bashku me Hasan Dostin. Më 18 gusht 1943, organizoi bashkë me nacionalistë të tjerë Luftën e Reçit, një luftë që më vonë historianët komunistë e interpretuan si të organizuar nga komunistët. Pas ardhjes së gjermanëve doli në mal përsëri. Atje ishte bashkë me misionin anglez për veriun, kolonelin Neel (Nil) e kapitenin Hebberdine të R.A.F. Për këtë periudhë, koloneli Neel më 19/10/1991, i ka shkruar vajzës së Jupit, Lirisë, se Jup Kazazi ka qenë një hero e se ai e kapiteni kishin mbetur gjallë në atë kohë dhe kishin shpëtuar nga gjermanët në sajë të tij. Me ardhjen në pushtet (1944), komunistët e dënuan me vdekje. Jupi e pasqyron në ditar këtë fakt. Ditari i tij nis më 25 nëntor 1944, Salvator Kurti e lajmëron që Jupi me të katër vëllëzërit janë denuar me vdekje nga partia komuniste. Kështu për herë të tretë u detyruan të dalin në mal. Ai u bë udhëheqësi dhe simboli i asaj që njihet sy kryengritja antikomuniste e Postribës (1946. I rrethuar nga komunistët, vrau veten më 17 shtator 1946, me qëllim të mos binte në duart e komunistëve.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit