(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1924, në Dibër. Më 22 dhjetor 1947, me vendim nr. 301, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në rradhët e xhandarmari kundër luftës Nacional Çlirimtare me gradën Toger», «ka mobilizuar popullin kundër partizanëve», «ka agjituar e propaganduar në radhët e rinisë», se «ka mbjellë frymën e demoarlizimit» dhe e dënoi me 2 vjet privim lirie. U arrestua sërish më 13 dhjetor 1978, dhe më 3 maj 1979, me vendim nr. 164, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 175.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit