KEÇI Hamid
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1915, në Tiranë. Më 18 gusht 1950, me vendim nr. 162 Gjykata e Lartë e Kolegjit Ushtarak e dënoi për «fajin kundërshtim urdhëri eprori», «për fajin dhënie sekreti ushtarak personave të tretë» dhe për «fajin diskreditim dhe ofendim të udhëheqësve ushtarakë dhe të këshilltarit sovjetik» me 15 vjet privim lirie, me punë të detyruar dhe humbjen e gradës ushtarake dhe të mbajtjes së dekoratave. Me dekretin nr. 2495, datë 22 korrik 1957 i falet mbetja e dënimit. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 19, Fl. 243-244.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]