KEKERI Hamza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Kavajë. Arrestuar më 12 tetor 1948. Më 17 mars 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi se «ka pasur dijeni mbi ekzistencën e një organizate tradhtare të Kavajës, dhe se ka propaganduar», me 5 vjet burg. Gjykata e Lartë e prishi vendimin dhe e dënoi me 20 muaj punë korrektonjëse dhe meqë kjo kohë e vuajtjes iu konsiderua e kryer, ajo urdhëroi lirimin e tij nga burgu, më 6 qershor 1949. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 688-689.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]