KELMENDI Istref
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1938, në Rugovë, Kosovë. Më 22 dhjetor 1984, me vendim nr. 7, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut duke u vënë në shërbim të shteteve të huaja, vepra terroriste të mbetura në tentativë dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 62-63; Agim Musta, Dosjet e gjalla, (Tiranë: Sh.B. Bilal Xheferri, 1995), 99.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]