KERRI Çomo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1880, në Berat. Arrestuar më 10 dhjetor 1944. Më 30 tetor 1945, Gjykata e Qarkut të Beratit, e dënoi me 4 vjet burg sepse, «si armik i popullit ka kryer këto faje: gjatë okupacionit ka bashkëpunuar me ushtrinë e kriminelit Isa Toska, më vonë ka marrë pjesë në organizatën tradhtare B. Kombëtar». Më 26 nëntor 1945, u lirua nga burgu. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 417-418.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]