KERRI Pëllumb
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1957, në Luar, Fier. U dënua për motive politike, dhe më 8 shtator 1993, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e dëbimit, nga rrethi i Beratit në rrethin e Fierit, (Luar) prej datës 12 dhjetor 1966 deri më 30 shtator 1991; bashkë me prindërit. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 112-113.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]