KERRI Xhelal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1947, në Luar, Mallakastër. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 24, më 18 qershor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Berati në Luar, prej 12 dhjetor 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2015, D. , FL. 360-361.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]