KOÇA Vangjel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Pepel, Gjirokastër. Arrestuar më 1 tetor 1959. Më 19 shkurt 1960, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», në formën e spiunazhit, me 11 vjet burg, dhe për «agjitacion e propagandë», me 7 vjet burg. Përfundimisht, u dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 518-519.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]