KOÇAKU Islam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1927, në Lurë. U internua për motive politike. Më 12 tetor 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimi nga rrethi i Peshkopis në rrethin e Beratit prej datës 1 shtator 1946 deri më 30 qershor 1950. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 74-75.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]