KOÇEKU Gjin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Shkodër. Në periudhën 29 nëntor 1944 deri më 27 korrik 1945 ka qëndruar në arrati brenda vendit. Më 25 prill 1964, me vendim nr. 38, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e moskallëzimit të krimit të tradhtisë ndaj atdheut të kryer nga persona të tjerë» dhe e dënoi me 3 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 500.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]