KOÇI Taqo (Dhimitër) Petro

KOÇI Taqo (Dhimitër) Petro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Gjirokastër. Arrestuar më 22 korrik 1960. Më 24 prill 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut» dhe për «agjitacion e propagandë», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, heqjen e dekoratave të punës, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Liruar më 29 maj 1971. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 510-511.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]