KOÇIBELLI Florenca
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1961, në Korçë. Është dëbuar për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Korça në Opovi, prej 28 tetor 1975 deri më 18 tetor 1980. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 504.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]