KOÇIBELLI Izet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1897, në Plasë, Korçë. Më 1949, u arrestua për tregti të ndaluar dhe u dënua me 2000 lekë gjobë. Pak muaj më vonë u arrestua përsëri dhe më 19 korrik 1950, me vendim nr. 579, Gjykata Korçë e dënoi për «sabotim ekonomik, për t’i shmangur tatim fitimeve ka fshehur 20 dynym tokë», me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 687.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]