KOÇIBELLI Naim Ramadan

KOÇIBELLI Naim Ramadan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Korçë. Më 2 dhjetor 1949, Gjykata e Korçës e dënoi për mos dorëzim panxhar sheqeri, me një muaj e gjysmë punë korrektonjëse. Arrestuar më 11 korrik 1950. Më 19 korrik 1950, me vendim nr. 581, Gjykata Korçë , e dënoi për «sabotim ekonomik dhe për t’iu shmangur tatimeve ka fshehur 26 dynymë tokë», me 7 vjet burg, punë të detyruar. Iu konfiskua pjesërisht pasuria e luajtshme: 2 lopë me viçat e tyre. Iu sekuestruan 26 dynymë tokë së bashku me prodhimin e tyre. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 685.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]