KOÇIU Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shegan, Lushnjë. Më 14 qershor 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike, më 23 tetor 1943, në Shegan. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 265-266.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]