(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1918, në Fier. Klerik bektashi, dervish. Më 4 janar 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, në gusht 1944, në Teqenë e Çorrushit (Mallakastër). AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 772-773, Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]