KOBAÇI Arife
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1932, në Kukës. U dënua për motive politike. Më 20 korrik 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Kukësit në rrethin e Tepelenës, prej 10 prillit të vitit 1949 deri më 10 prill 1952. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 276- 277.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]