KODHELI Ndrekë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në Shkodër. U arrestua në nëntor 1944 dhe u dëna me 7 vjet burg. Më 1946 pritej që një delegacion i parlamentit anglez të vizitonte burgjet, ndaj e nisën për në burgun e Burrelit, por e pushkatuan gjatë rrugës. Më 8 maj 1993, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit te vrasjes pa gjyq për motive politike në nëntor 1946. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 537-538.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]