KOFSHA Ramazan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Biçak, Lushnjë. Më 20 dhjetor 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike në tetor 1943. U vra nga Brigada I partizane në masakrën e Matjanit, Lushnjë. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 252; Uran Butka, “Lufta civile në Shqipëri, 1943-1945”, (Tiranë: Drier, 2006), 211.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]