KOKA Luan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1935, ne Vlorë. Më 25 janar 1961, me vendim nr. 5, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Realisht u dënua se nuk denoncoi kushëririn e tij të arratisur, E. Çela. Në burgun e Spaçit u ridënua përsëri me më 24 maj 1973. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 282-283; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 34.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]