KOKALARI Behije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1938, në Shijak. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 22, më 8 prill 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Tirana në Selenicë (Vlorë), Shijak dhe Manëz (Durrës), prej 10 maj 1957 deri më 20 dhjetor 1960, dhe prej 5 korrik 1968, deri më 10 gusht 1975. Është internuar nga 1948 deri më 1949 në Kuçovë. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 780-781.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]