(Person i dënuar nga regjimi komunist)
U lind në vitin 1896, në Gjirokastër. Kreu dy vjet studime në Francë për pedagogji. Emigroi në SHBA më 1916, por u kthye dhe punoi si pedagog në Liceun e Gjirokastrës. Pushkatuar me grupin e deputetëve. Mori pjesë në Lëvizjen e Vlorës (1932) dhe të Fierit (1935). Pas dështimi të kryengritjes së Fierit u dënua me varje në litar, por iu fal jeta dhe bëri disa vite burg. U lidh me komunistët, gjatë luftës ka qenë anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Më 27 shtator 1947, Gjykata e Lartë Ushtarake dënoi për «krijimin e një organizate klandestine, kundër pushtetit popullor, ka krijuar lidhje me të arratisurit për të përgatitur një kryengritje kundër P.P.Sh. është lidhur me sillogun e Vorio Epirit», me vdekje, pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 697; Pjetër Pepa, Dosja e Diktaturës, (Botimet KUMI: Tiranë, 2009) 109.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit