KOKALARI Vera
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Tiranë. Më 22 qershor 1950, me vendim nr. 156, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak e deklaroi fajtor për «krimin e veprave të spiunazhit» dhe e dënoi me 10 vjet burg si dhe për «krimin e pjesëmarrjes në një grup sabotator» me 7 vjet burg. Përfundimisht u dënua me vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 15, Fl. 395-396; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 37.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]