KOKLA Zaçe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1893, në Kokël, Gramsh. Me vendim nr. 181, më 5 shtator 1950, dënua si «pjesëmarrjes në grup e bashkëveprim me të arratisurit», dhe «strehim e furnizim të diversantëve», me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Vdiq në burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 628-629.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]