KOKOLI Ardian
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1963, në Tiranë. U arrestua më 18 gusht 1984 dhe më 24 prill 1985, me vendim nr. 14, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet e 6 muaj heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 373-374.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]