KOKONA Bektash
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 24 dhjetor të vitit 1927, në Tiranë. U arrestua më 15 shkurt 1946, dhe më 25 korrik të po këtij viti, me vendim nr. 336, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 77-78.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]