KOKOSHI Abdyl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Vlorë. Më 27 shtator 1949, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi «për krijimin e një organizate klandestine, për bashkëpunim me kriminelët e luftës, përgatitje për kryengritje, sabotim, diversion», me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme si dhe humbjen e të drejtave civile dhe politike. AISKK, F. 1, V. 2015, D. , 22 FL. 144, 294; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]