KOKOSHI Engjëll
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1922, në Vlorë. Arrestuar më 29 dhjetor 1944 nga Divizioni Mbrojtjes Popullit, si kriminel lufte. Nuk dihet sa është mbajtur në arrest, por më 9 shtator 1946 u arrestuar përsëri. Më 23 nëntor 1946, me vendim nr. 177, Gjykata Ushtarake e Vlorës shpalli se, si «armik i popullit dhe sabotator i pushtetit, ka bërë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Me vendim të Gjykatës së Lartë Ushtarake, dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 210-211; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 23; AMB, F: Divizioni i Mrojtjes Popullit, D. 15.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]