KOLA Amalia
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1942, në Grazhdan të Sarandës. U dënua për motive politike. Më 6 janar 1992, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Sarandës në rrethin e Cërrikut, prej 15 majit të vitit 1951 deri më 26 gusht 1965. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 270-271; AISKK, F. 1, V. 2015, D. , 22 FL. 122-123.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]