KOLA Kurt
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 6 maj të vitit 1937, në fshatin Macukull të Matit. Më 5 korrik 1975, me vendim nr. 97, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Më 8 gusht 1977, me vendim nr. 45, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullore» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 17 vjet heqje lirie. Më 28 shtator 1990, me vendim nr. 237, Gjykate e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 122-123.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]