KOLA Nezir Bilal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1938, në fshatin Macukull të Matit. U internua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Burreli në Berat, Tepelenë dhe Kuçovë, prej 10 majit të vitit 1945 deri më 14 maj 1954, dhe në Plug të Lushnjës, prej vitit 1954 deri më 1991.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]