KOLA Preng Dod
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Krujë. Arrestuar 18 maj 1947. Më 24 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi se «ka pasur dijeni për mbledhjen e të arratisurve, ka marrë pjesë me Ballin dhe Legalitetin kundër lëvizjen Na-CL», me 7 vjet burg dhe punë të detyruar baras me kohën e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 297.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]