KOLA Preng Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1900, në Plan të Dukagjinit. Ishte kryetar i këshillit N.Çl. në zonën e tij, ku në vend të lajmëronte forcat e Divizionit të Mbrojtjes për të arratisurit politikë që qarkullonin në krahinë, ai i ndihmonte ata, përfshi dhe strehimin e tyre në shtëpinë e tij. Sipas akuzës, ai ishte në dijeni të vendit ku fshihej Atë Anton Harapi, dhe se prifti kishte qenë në shtëpinë e tij para se të arrestohej. Më 27 shtator 1945, Gjyakata Ushatarke e Shkodrës e dënoi me vdekje. Dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë Ushtarake, më 1 tetor 1945.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]