KOLA Stillo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1885, në Gjirokastër. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 23, më 22 maj 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Gjirokastra në Krujë, prej 10 prill 1946 deri më 10 shtator 1950. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 544-545.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]