KOLA (vata) Mile
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Macukull, Mat. Është internuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mati në Berat dhe Tepelenë, prej 1945 deri më 31 dhjetor 1954. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 789-790.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]