KOLACI Koço
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Vithkuq, Korçë. Më 19 shtator 1945, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për «bashkëpunim me okupatorin në luftë kundër frontit Na-Cl», me pushkatim dhe konfiskim pasurie. Më 6 tetor 1945, me vendim nr. 319, Gjykata e Lartë modifikon vendimin duke ja kthyer vendimin në burgim të përjetshëm. Më 1949 dënimi iu zbrit në 15 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 468.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]