(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1939, në Dukat, Vlorë. U dënua për motive politike, dhe më 26 gusht 1992, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e internimit, nga rrethi i Vlorës në rrethin Kamëz, (Tiranë), prej majit 1949 deri në shtator 1951. Më 24 shkurt 1962, me vendim nr. 6, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë të arratisjes në Greqi» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 52-53.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]