(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1900, në Sopik të Sarandës. U arrestua më 4 prill 1960, dhe më 9 gusht 1962, me vendim nr. 112, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 106-107.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]