(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1924, në Starje, Kolonjë. Më 24 qershor 1946, me vendim nr. 146, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për «sabotator të pushtetit dhe armik i popullit» me burgim të përjetshëm. Dënimi iu ul në 10 vjet burg. Më 22 qershor 1962, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 67-68, 179-180.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]