KOLECI Jahja
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Starje, Ersekë. Arrestuar më 26 dhjetor 1944. Më 29 shtator 1945, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake Kolonjë e dënoi për «krime kundër shtetit në bashkëpunim me okupatorin», me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Liruar më 20 janar 1963. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 297-298.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]