(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1936, në Kallmet, Lezhë. Më 7 janar 1958, me vendim nr. 30, Gjykata Lezhë e dënoi për «arratisje nga vendi i ndalimit» dhe për fyerje personi për shkak të detyrës, me 5 vjet burg. Më 30 shtator 1976, me vendim nr. 98, Gjykata Lezhë e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 10 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 226.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]