KOLECI Llesh Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Lezhë. Arrestuar më 31 maj 1952. Më 9 janar 1953, me vendim nr. 4, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «tradhti ndaj atdheut» dhe për «agjitacion e propagandë» me 15 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet. Më 1956, dënimi iu zbrit në 10 vjet burg. Liruar më 1960. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 236.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]