KOLECI Mrikë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1932, në Kallmet, Lezhë. Është dëbuar për motive politike. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Lezha në Gradishtë (Lushnjë), prej 15 mars 1964 deri më 20 mars 1969. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 270-271.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]