KOLIQI Musa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1950, në Jugosllavi. Më 2 gusht 1971, me vendim nr. 92, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor për «krime të parashikuara në nenin 73/1» dhe e dënoi me 8 vjet burg si dhe për «krimin e kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme» me 3 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 411-412.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]