KOLLOVARI Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Luar, Mallakastër. Më 21 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e dënoi «se, si armik i popullit dhe kriminel lufte, ka kryer këto faje: ka qenë pjesëtar i bandës terroriste të Isa Toskës, ka marrë pjesë në operacionet e kësaj bande kundër Ushtrisë N.Cl, ka marrë pjesë në vrasjet, grabitjet dhe djegiet»; me 30 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave politike për aq kohë. Më 24 dhjetor 1946 dënimi iu ul në 20 vjet burg dhe punë të detyruar. Më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 468-469.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]